cek_1
Pas përplasjeve të pafundme me Ministrin e jashtëm, Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka vendosur të shkarkojë një nga diplomatët politikanë më të përfolur të viteve të fundit Neritan Ceka, ambasador në Itali.

Nishani ka hedhur firmën edhe për katër emërime të reja në Kanada, Sllovaki, Hungari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Dekretet e Nishanit:

Neritan Ceka, shkarkohet si ambasador në Itali

Kujtim Xhani, shkarkohet si ambasador në Kinë

Genci Muçaj, shkarkohet si ambasador në Turqi

Kujtim Morina, shkarkohet si ambasador në Kuvajt

Ermal Muça, emërohet ambasador në Kanada

Enkeleda Mërkuri, emërohet ambasadore në Sllovaki

Arian Spasse, emërohet ambasador në Hungari

Ermal Dredha, emërohet ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe