trump-money-731513
Mediat ndërkombëtare i janë rikthyer premtimeve të Donald Trump gjatë fushatës elektorale.

Një prej tyre është edhe ai që Trump ka bërë në shtator 2015 në një event në Rochester, ku ka deklaruar se nëse zgjidhej president i SHBA-së, nuk do të pranonte rrogën e këtij posti. Rroga vjetore e Presidentit të SHBA-së llogaritet në rreth 400 mijë dollarë.

Trump ka thënë se ka të ardhura të tjerë plot, saqë nuk i nevojitet rroga e presidentit. Trump do të bëhet keshtu presidenti i tretë në historinë e Amerikës që heq dorë nga paga e tij. I pari që veproi kështu ishte Herbert Hoover në vitin 1929, ndërsa në vitin 1961 ishte John Kennedy.