Donald Lu dhe i gjithë stafi i ambasadës amerikane në Tiranë ka zgjedhur një formë krejtësisht origjinale të festimit të 28 nëntorit, duke u veshur me kostumet popullore shqiptare. Pasi ka mësuar gjuhën shqipe dhe pasi ka jetuar prej vitesh në vendin tonë, duket se ambasadori amerikan është “shqiptarizuar” krejtësisht me veshjen folklorike. Qëllimi ka qenë të “tregojnë kështu jo vetëm zejtarinë e mrekullueshme dhe unike, por edhe kulturën dhe artin shqiptar që është trashëguar nga brezi në brez” shkruhet në profilin e ambasadës në rrjetet sociale.