ylli-manjani-shkresa-e-klodit

Në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit u publikua një shkresë që tregon protokollin e hyrjeve dhe daljeve në institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme, aty ku zbulohet një detaj siç ishte vizita e Ylli Manjanit pas shkarkimit dhe pasi kishte lëshuar një lumë akuzash për qeverinë e kryeministrin Rama. Nuk dihet pse Manjani ka shkuar në Prokurorinë e Përgjithshme. Dihet vetëm që ai ka zhvilluar një takim kokë më kokë me kryeprokurorin Adriatik Llalla për rreth një orë 18:45 deri në 19:40. Manjani ngriti akuza të rënda në konferencën pas shkarkimit, kur tha se ministra të qeverisë flenë tek hoteli i Klement Balilit me dashnoret, apo shefat e policisë kanë fshehur skedën e Balilit. Ai ngriti shqetësimin e kanalizimit të vendit, dhe akuzoi policinë se po i mbron trafikantët, ndërsa kryeministrin që kërcënon gjyqtarët me telefon dhe merr vendime qeverie pa mbledhur ministrat.