auto_alfred_peza_paga1484738501

Një gjyq i vitit 2010, ku deputeti Alfred Peza, atëherë gazetar dhe drejtues i televizioni informativ ka zbuluar të vërteta që hedhin poshtë pretendimet e deritanishme të tij, se pasurinë prej 1.13 miliardë lekësh me të cilat ka blerë aksione në një bankë private kanë ardhur nga kursimet e tij dhe të bashkëshortes.

Ai ishte hedhur në gjyq nga ish-bashkëshortja Adelina Toli për detyrimet e Pezës ndaj djalit që ata kishin së bashku. Pikërisht në këtë dokument me një vërtetim të lëshuar nga televizioni ku Peza punonte, faktohet se paga zyrtare e gazetarit ishte vetëm 800 mijë lekë të vjetra.

“Sipas vërtetimit 04.03.2010 të lëshuar nga RTV, Ora News, rezulton se paga mujore bruto e të paditurit është 80 000 lekë në muaj”, thuhet në vendimin e gjykatës. Siç duket, rroga e deklaruar me vërtetim para gjykatës rezulton disa herë më e ulët se sa paga që pretendon Peza publikisht.

Për këtë pagë ish-gazetari tani deputeti Alfred Peza paguante detyrimet në shtet. Por sipas pretendimeve të tanishme të vetë ish-gazetarit Peza, ai gjatë gjithë kohësh kur punonte në media kishte pasur paga të mëdha dhe prej tyre ka kursyer paratë bashkë me bashkëshorten e tij që i kanë përdorur për të blerë aksionet e bankës.

peza_11484738051