meta-rama_5

Nga Durrësi, ku mori pjesë në një takim me strukturat e partisë, kreu i LIBRA-s, Ben Blushi foli për ‘tradhti’ brenda brenda qeverisë si dhe mungesën e një tryezë politike që mund të thërritet nga vetë kreu i shtetit.

“Kur ka kriza në Francë burrat ulen. Pse këta nuk ulen për ta zgjidhur krizën? Kërkojmë të ketë zgjedhje. Të ketë dialog për të pasur zgjedhje. Kërkojmë të ketë ndryshim në mënyrën se si numërohen votat. Kërkojmë të mos ketë deputetë kriminelë dhe banditë. Presidenti nuk thërret asnjë tryezë. Ka dhe dy muaj punë. Ai nuk e bën sepse është i njërës palë. Sot jemi në një pikë ku institucionet janë bllokuar. Në fund të kësaj jave mund të kemi gjysmën e qeverisë sepse gjysma mund të tradhtojë pjesën tjetër” –thotë Blushi.

“A ka një vend të Evrope që mban 25 vite një kasë politike? Votoni për PD do grabiteni. Për PS do abuzoheni. Për LSI shumë më shumë prona do tu merren. Shqipëri është shkatërrua nga çdo pasuri. Tani po sekuestron dhe të drejtën e votës. Nuk po shkojmë dot në zgjedhje. Kjo vjen për shkak të një konflikti të vjetër dhe të ricikluar mes dy forcave politike. Kemi qeveritë më të korruptuara. Në Shqipëri mund të mos ketë fare zgjedhje. E kanë falin dy partitë e vjetra sepse e vetmja gjë të bëjeni është që ndryshojnë vetëm karriget” – tha Blushi.