Photo-00063
Diplomacia e dobët e shtetit të ri të Kosovës, si kurrë më parë qysh prej themelimit të saj, u vu në diskutim këto ditë me ndalimin e pakuptimtë të ish-kryeministrit të Kosvës Ramush Haradinaj në aeoroportin e Lubjanes, Slloveni.
Ky incident i rëndë nuk duhet shikuar si nje rastesi, sepse vite me pare është ndaluar Agim Ceku edhe ai luftetar i UÇK-së dhe ish-kryeminister.
Ndalime te tilla shteti Slloven ka parapelqyer t’i paraqesë si deshmi e vigjelences dhe perkushtimit ndaj krimit, si një obligim ndaj partnerve nderkombetar, nën moton se “ligji eshte mbi te gjithë”, bile duke e quajtur me përçmim z. Haradinaj si “shtetas”, pavarësisht se ai ishte me pashaportë diplomatike dhe pak ditë me parë u prit nga autoritetet gjermane.
Presidenti slloven Borut Pahor i cili, duke reaguar per ngjarjen, ne menyre te hapur e cilesoi ndalimin me teper si qasje politike se juridike, ndersa unë do te shtoja thot ai si mbetje e fletarresteve te nje shteti qe nuk ekziston ma, sic ishte Serbia dhe Mali i zi, flet-arrest ky i inicuar në vitin 2004 nga ky ish shtet i shpërbërë.
Me kete veprim qe beri Sllovenia unë mendoj se ajo po ndjek politiken e kulacit dhe kerbacit ndaj Kosoves, per arsye se mallrat sllovene dhe ndikimi i saj në Kosovë eshtë i dobet, së dyti ajo si shtet do te tregoj se flet-arrestet e interpolit janë te shenjta per te, së treti ajo mbetet nje shtet qe nuk ka marrdhenje aq te mira me Kosoven, sepse sic e mbaj mend ne rruget e Prishtines dikur u derdhen shishe me qumesht slloven në rrug, me qellim bojkotiimin e mallrave sllovene etj.
Nje tjeter faktor qe mendoj unë eshte dhe politika e vasalitetit ndaj Serbise qe po tregon ky shtet në ditet dhe vitet e fundit.
Se është krejt pa arsye kur ai shtet ka njohur Kosoven si te pavarur, ne anen tjeter ajo nuk njeh pasaporten diplomatike te saj duke ndaluar zotin Haradinaj.
Po sikur te kishte ndodhur e kunderta, çfarë do të bente Sllovenia dhe ministria e Jashtme Sllovene ?
Kesaj pytje duehet t’i pergjigjet dhe ministria e Jashtme e Kosoves e cila heshti dhe duket se s’beri asgje ,dhe po ashtu kjo e Tiranës, e cila vazhdon ta quaj Kosoven vend tjeter dhe mik, por jo vella, perfaqesuese e nje partie e cila Kosoven e shiti dikur ne Jugosllavi.
Pse nuk eshte thirrur akoma ambasadori i Sllovenisë edhe te jap sqarime pse u ndalua zoti Haradinaj.
Apo sic thotë dhe ish-kryeministri Slloven Janez Jansha Sllovenia ka akoma gjyqtar dhe system juridik te ndikuar nga koha e komunizmit?
A eshte reformuar vertet pushteti juridik ne Slloveni ?
Debati mes ish kryeministrit dhe kryeministrit aktual vazhdon, se ky sistem jurdik perfaqeson plasaritjen me te madhe te shtetit slloven, gje qe as qeveria aktuale s’e ndalon dot?
Apo mos valle dikush eshte i interesuar qe dialogu Kosove-Serbi mos te zhvillohet.
Apo eshte fillimi i proceseve gjyqesore qe do te filloje gjykata speciale qe pritet të hapet në mujait në vazhdim per te denuar ish-lideret e UCK-së, apo ky ndalim nuk duhet te shoqerohet me bojkotim te mallrave sllovene ne Kosove. Jo them unë, por duhet te gjykojm me mendje te ftohtë, te ulet faktori shqiptar, te konsultohen partitë dhe kryeministri Mustafa ti prij ketij procesi me urtësi dhe dialog, duke mos lejuar ndalimin dhe arrestimin e ajkes se kombit shqiptar sic eshte z. Haradinaj.
Sepse Serbia dita dites eshte duke fituar gjitha betejat diplomatike dhe ligjore, eshte duke u bere factor nderkombetar gjoja me sjellje te bute, por duke realizuar një e nga një gjitha synimet.
Dhe shpesh ekipet e negocimit te Kosoves jane te dobta dhe pa nivel perballe atyre Serbe.
Po te shikojme rrezultatet e negociatave me shumë fitore ka ekipi Serb se sda ai Kosovar.
Sepse me urtesine në thonjeza, me plotiken e peruljes ndaj BE-së, Serbia arriti deri ne hapjen e negociatave me te… A eshte nje këmbanë alarmi kjo per Shqiperinë dhe Kosoven dhe me shumë ? A nuk duhet te marrim masa te shpejta qe Slloveninë ta kthejmë në anën tonë, pasi ata dikur kanë qene ne krahun tone, konkretisht në kohën e terrorit Serb në Kosovë. Në vitet 1989-199 ka qene perkrah shqiptarëve të Kosvës.

Egjith diplomacia shqiptare, duhet te denoi ndalimin e z. Haradinaj per arsyet e meposhteme.
Ai është ish kryeminister i Kosoves dhe pashaporta diplomatike eshtë e nje shteti te njohur në mbi 115 vende.
Se dyti z. Haradinaj ka marrë pafajsinë nga një gjyjkatë nderkombetare, se treti ai sic thash dhe me siper eshte kryetar i nje partie parlamentare ne Kosove dhe faktor politik në mbare Shqiperine etnike.
Reagimi i shteti Kosovar qe i vonuar, keqdashes dhe vasal, eshte shumë pak nje dekleratë parlametare per nje lider te tillë, dhe se te gjithë kosovaret me kete veprim e lane Kosoven në rrozuluten 1244 dhe jo shtet sovran dhe i njohur nderkombtarisht, sepse unë s’di nje rast te ndalohet nje diplomat me pashaport te tillë vetem ne raste të zenjes në flagrancë, duke kryer krim.
Me ket e veprim vihet ne pikëpytje vetë pavarsia e shtetit te Kosoves duke cilesuar ate province te Serbisë.
Jo me kot z. Haradinaj zgjodhi Tiranen per tu kthyer, se ai u ndje i tradhetuar nga shteti i vet dhe se vetem ne Tiranë dhe Shqiperi ndjehët se po kthehet ne shtepi, si nje lider mbarëkombetar dhe kokëlartë sic eshte ai….
Prandaj unë i bej thirrje Beogradirt te heqë dore nga politika prapaskeniste ndaj liderve shqiptar, te heqë dore nga e kalura Millosheviciane, te heq dore nga termi Shqiperi e madhe dhe te jetoj realitein e ri me nje shtet te ri sic eshte ai i Kosoves.
E cila do te bashkohet vetem ne BE me Shqiperine ,dhe s’ka asnje arsye te trembet nga Shqiperia reale dhe banoret autokton te saj. Te respektoje fqinjesine mirë dhe te mos bej rolin e viktimes dhe te gjyhnaqarit etj,
Te gjith duhet t’i ruhemi nje plolitike tinezare, anti shqiptare dhe genocidistite të Serbisë edhe si motrave te saj ne Ballkan ndaj shqiptarve dhe Shqiperise reale e cila duan apo nuk duan ata do te ndodh nje ditë.