ardian_cela_2204
Mëngjesin e sotëm automjeti i Adrian Çelës, administratorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, është gjetur i djegur në garazh.

Sipas policisë ngjarja ndodhi pak pas mesnate në lagjen Nr.1 të Durrësit.

Nga flakët makina tip “Range Rover” është shkrumbuar plotësisht.

Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve, duke mos rrezikuar makinat e tjera që ndodheshin aty pranë.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrvënies.

Grupi hetimor nuk përjashton mundësinë e ndonjë zjarrvënie të qëllimshme për shkak të detyrës.