E ftuar të hënën në mbrëmje në emisionin Tonight të Ilva Tares, kryetarja e LSI-së ka bërë dy deklarata që i ndajnë qëndrimet e saj nga ato të PD-së zyrtare. E para ka të bëjë me çështjen Xhafaj dhe e dyta me atë të Lali Erit.

Për të parën, Kryemadhi ka theksuar se Ministri i Brendshëm nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimet e të vëllait. “Edhe unë tani që jam në studio nuk e di atë që mund të bëjnë fëmijët e mij” tha ajo. Në fakt kjo është e vërtetë, në sistemin ku jetojmë nuk ka fajësi familjare dhe kolektive. Fiks këtë qëndrim ka mbajtur edhe Edi Rama. Dhe s’besoj se këtë mund ta kundërshtojë edhe PD-ja.

Por pavarësisht nga ky parim i përgjithshëm, Basha dhe denoncuesit e Agron Xhafajt pretendojnë se si deputet i PS-së dhe kryetar i Komisionit të Lgjeve, ai ka ndryshuar Kodin Penal për të favorizuar të vëllain. Me audio-përgjimin që i vunë gjoksin, pëdëistët mbrojnë tezën se i vëllai i Xhafës ka shfrytëzuar qënien e Fatmirit si ministër për të vazhduar trafiqet. Pikërisht për këto arsye PD organizoi një protestë në Tiranë, sepse me shprehjen “nuk mban përgjegjësi për vëllain” s’kishte pse bëhej protestë fare. Dhe e bukura është se LSI, jo vetëm e miratoi këtë protestë, por qe dhe pjesmarrëse në të. Atëherë kujt i duhet besuar, LSI-së që bën miting ku kërkon largimin e Fatmir Xhafajt apo asaj që thotë se ai nuk mban përgjegjësi për vëllain???

Pika e dytë e diferencës që Kryemadhi ka me Bashën lidhet me qëndrimin ndaj Erion Veliajt. Edhe mbrëmë në Tonight ajo iu mbajt idesë se Rama do t’i bëjë puçin Lali Erit dhe se dy tre ministra të tjerë po bëhen gati të kandidojnë për Tiranën.

Lexo më tej:

Habit Monika Kryemadhi. Vetëm ajo e sheh lali Erin si viktimë të Ramës

Monika Kryemadhi: Dy ministra po përgatiten si kandidatë për bashkinë e Tiranës

Në fakt ky është një qëndrim i njohur për ta parë kryebashkiakun si viktimë të një kryeministri xheloz për suksesin e tij, dhe jo si një bashkëpuntor bythëlëpirës të Ramës, në betonizimin e Tiranës, në vdekjen e Ardit Gjoklajt në Sharrë, në inceneratorët e djegies së plehrave, në kioskat dhe gradaçielat që shpërndan për oligarkët. Këto qëndrime të Kryemadhit, më shumë i ngjajnë piruetave për të mos përsëritur më deklaratën, gafë politike, se LSI-ja është 50% me 50% nëse do të votojë për Veliajn apo jo.

Pra këto diferenca shpalli Monika mbrëmë në emisionin e Ilva Tares, gjë që tregon se partia e saj më shumë sesa në një koalicion në PD-në është futur në një front anti-Rama, por duke bërë gafën e madhe që ta shikojë kryeministrin si të ndarë me thikë nga puthadorët dhe lakejtë e tij.