shpetim gjika_2_0

Ka qenë ora 15:30 e së premtes kur kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika u përballë me inspektorët e policisë. “Kemi një urdhër-ndalimi për ju me vendim Gjykate, duhet të vini me ne”,i kanë komunikuar inspektorët. Kryebashkiaku i është përgjigjur thatë: “Bëni detyrën tuaj”. Kaq ka thënë Gjika dhe më pas është futur në makinën e policisë për tu dërguar në Drejtorinë e Policisë së Vlorës. Përpara se të arrestohej, ai ishte duke drekuar në një restorant në zonën e Ujit të Ftotë me avokatin e tij dhe zv/ministrin e Drejtësisë, Arben Isara