Basha-proteste-PD-2_3

Njësoj si në protestat e tjera të opozitës, edhe për atë të 13 Majit, mediat pranë qeverisë kanë nisur hamendësimet për skenarë dhune dhe sulm ndaj institucioneve. Për të përforcuar idenë e kundërt, kreu i opozitës Lulzim Basha tha sot se në 13 Maj do të dalë në protestë bashkë me familjen e tij.

E ardhmja e Shqipërisë do të kalojë nga autostrada e 13 majit, që do t’i japë vendit zgjedhje të lira e të ndershme, të vetmet zgjedhje që do të bëhen në Shqipëri. Bashkohuni me ne, me familjen time. Bashkë do të shembim çdo pengesë, bashkë do të nxjerrim në pension kupolën e republikës së vjetër”është shprehur Basha tek mbështetësit në çadër. Ai tha se asnjë shqiptar nuk duhet të mungojë në këtë moment të historisë, pasi të shtunën është dita e referendumit për Republikën e Re.