policia_ne_vard_16267
Dy vëllezërit i vranë për motive të dobëta nga komshiu i tyre E.D 35 vjec.

Sipas të dhënave të para autori i vrasjes kishte kërkuar për martesë vajzën e njerit prej vëllezërve që vrau, gjë që nuk ishte pëlqyer dhe ishte refuzuar.

Vrasësi është ndjerë i fyer dhe ka vendosur të marrë hak në mënyrën më makabre të mundshme duke zënë pritë në nje rruge afer shtepive te tyre prane disa dyqaneve te fshatit.

Ne vendin e ngjarjes jane gjetur 10 gezhoja automatiku.

Sapo ata kanë dalë nga shtëpia, vrasësi E.D ka qëlluar për vdekje mbi të dy Abdullah Shkamin 50 vjec dhe Skënder Shkami 40 vjec.

Njoftimi i policise

Më datë 02.01.2016, rreth orës 11.40 është marre njoftim se në rrugen e Drishtit afer dyqaneve të fshatit Drisht, Postrribe, rrethi Shkoder, nga persona ende te pa identifikuar jane vrare me arme zjarri shtetasit: Skender Shkami 40 vjeç -Abdulla Shkami 50 vjeç vellezer dhe banues ne Drisht.

Sipas burimeve te marra nga ana e uniformave blu, dyshohet se shkaku i vrasjes ka qene nje konflikt per motive te dobeta. Ne vend ngjarje sherbimet e policise.

Si rezultat i veprimeve te shpejta te policise eshte identifikuar autori dhe po punohet per kapjen e tij.