berat_vrasesi_8943
34-vjeçari Fatmir Bregu i akuzuar për vrasjen e 28-vjeçarit Namik Gjika katër ditë më parë në fshatin Lybesh të Beratit, është penduar për krimin që kreu, duke shpjeguar dhe motivet që e shtynë drejt vrasjes: “E vrava sepse më preu ujin dhe më ngacmonte gruan, por jam penduar”.
Në deklaratën e tij, Bengu ka thënë se i nevrikosur për arsyet e mësipërme, ai ka marrë në shtëpi armën tip kallashnikov dhe ka qëlluar Namik Gjikën duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas krimit, ai u largua nga vendngjarja, dhe pas tetë orëve negociata me policinë, ai është vënë në pranga.
Fatmir Bengu u arrestua dhe gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.