tom_doshi_vendimi_1_10486
Deputeti Tom Doshi rezulton të jetë dënuar dy herë në kohën e komunzimit. Dënimet publikuara nga gazeta dita bëjnë fjalë për vitet 80 dhe janë gjykuar në Durrës, ku deputeti i sotëm Spartak Braho ka qenë hetues.

Dokumentat nuk flasin për emrin e hetuesit por duket qartë se Tom Doshi ose sic thirrje në mbiemër Dashi, ka qenë i pakënaqur nga regjimi.

Pjesë nga një vendim i dënimit të dytë të z.Doshi nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Rrethit të Durrësit mund të lexohen më poshtë. Aty shkruhet edhe që Doshi është dënuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje.

Vendimi mban numrin 18 dhe është i datës 25 maj 1990. Ngjarja ku është përfshirë Doshi është një plagosje e rëndë me thikë.

Nga vendimi mësohen dhe rrethanat e ngjarjes.

Doshi dhe tre shokë të tij, të katërt ushtarë në atë kohë, janë konfliktuar me një grup të rinjsh durrsakë, ndaj të cilëve është qëlluar më thikë, me pasojë dy të plagosur rëndë.