kosta
Konfliktet mes deputetit të PS, Vladimir Kosta dhe ministrit të Ekonomisë Arben Ahmetaj, që lindën për zgjedhjet lokale, nuk janë shuar ende. Kosta kritikoi kandidatin e Ahmetajt në Përmet, kryetarin e mëparshëm të Bashkisë, Gilberto Jaçen, i cili humbi në zgjedhje. Një ditë më parë në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Kosta e shfaqi hapur bezdinë nga përgjigjjet që po u jepte Ahmetaj deputetëve të PD në lidhje me dekretin e presidentit për rishqyrtimin e ligjit për Turizmin. Në mënyrë demonstrative ai u largua nga komisioni duke thënë: Ky ka ardhur për gallatë, nëse ju doni të dëgjoni gallatë, vazhdoni. Unë po largohem, vazhdoni bëni gallatë ju!” Për shkak të konfliktit për përzgjedhjen e kandidatit për bashkinë e Përmetit, Kosta paraqiti dorëheqjen nga grupi i PS, por u desh ndërhyrja e Ramës për ta kthyer vendimin.