Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia reagon ashpër pas deklaratës së zv.ambasadorit të OSBE-së, Robert Wilton, i cili pak ditë më parë tha se në zgjedhjet e 2017-ës, në Shqipëri ka pasur shit-blerje votash, por kjo nuk ndikoi në rezultatin final. Spahia i drejtohet Wilton me fjalët: “t’ju vijë zor” duke i treguar zv.ambasadorit të OSBE se si Europa e mbron votën e lirë.

“Për hir te Zotit Z. Wilton çfarë po thoni! Mos po na thoni qe skandalet jane tre fish me keq ne U.K.? A mund te me thoni ju lutem një rast te blerjes se votave nga PD? Mos po thoni qe qofte edhe një vote e pa numëruar, e blere, e marre nen kërcënimin e armës, apo kërcënimin e pushimit nga puna është tre fish me e pranueshme ne vendin tuaj apo gjetke ne Europe?!

Z. Wilton, ashtu si shume shqiptare edhe unë kam pasur rastin te jetoj, studioj dhe punoj ne Europe, por kurren e kurres skam pare e as dëgjuar per dhunimin e te drejtës themelore, pra te drejtës per te votuar, ne asnjë vend europian.

Z. Wilton duhet te keni turp per shembullin e tmerrshëm qe po mundoheni ti mesoni te rinjve tane. Mendoj se taksapaguesit europian do indinjoheshin tej mase po te degjonin komentet e juaja dhe te kuptonin se si shpenzohen paratë e tyre per promovimin e demokracisë dhe zhvillimit ne vendin tim.

Z. Wilton ju lutem mos u mundoni te bindni popullin tim qe te pranoje dicka qe gjetiu ne Europe do ishte e paimagjinueshme. Ne shqiptaret jemi europiane dhe s’do pranojmë asnje te drejte me pak se ato qe meritojne dhe per te cilat kane luftuar te gjithe qytetaret europiane.

Z. Wilton, me lejoni t’ju kujtoj se dhjetëra mijera bashkëkombës te mi shqiptar u vrane, burgosen, torturuan dhe persekutuan per te drejta elementare, sic eshte dhe e drejta per te votuar. Me sakrificën e tyre ne mendje dhe me aspiraten e miliona shqiptareve për te jetuar te lire dhe te barabarte nen flamurin europian, vendosa t’ju drejtohem” – shkruan ai.