Pas situatës së krijuar ditën e sotme në Kuvend, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

Përmes një statusi në “Facebook”, Balliu akuzon qeverinë se manipulon votat e deputetëve, pas debateve për votimin e ligjit për Teatrin.

Ai ashpërson tonet ndaj kryeministrit Rama, deputeti demokrat thotë se “kryeministri shkel Kushtetutën dhe kalon një ligj për të shkatërruar historinë e vendit”.

Postimi i plotë
KUSH MENDON SE JE TI EDI RAMA!?

Çdo gjë absurde po ndodh sot në vend.
Qeveria manipulon dhe votat e deputetëve. S’ka më turp.
Kush mendon se je Edi Rama që shkel Kushtetutën dhe kalon një ligj për të shkatërruar historinë e vendit.

Kush mendon se je ti more piktor pa piktura.
Kalohet një ligj për të përjashtuar qytetarët nga ndihma ekonomike more Kryeministër pa qeveri.
Votoni në Parlament për të mbrojtur banditët si Tahiri, more reformator pa reforma.
Kush mendon se je ti që vendos të shkelësh ligje, të shkelësh historinë e të shkatërrosh gjykata.
Kush mendon se je ti Edi Rama?!

Ti je një frikacak i pa përsëritshëm që për dështimet, vjedhjet dhe krimet e tua ua hedh fajin të tjerëve.

MASKA TASHMË TË ËSHTË ÇJERRË EDVIN KRISTAQ RAMA