doshi-braho-463x300
Tom Doshi nuk ia ka harruar Spartak Brahos akuzat për organizimin e një komploti që do të krijonte destabilitet në vend. Deputeti i Shkodrës bëri kallëzim në prokurori për spartak Brahon, duke e akuzuar për shpërdorim detyre dhe përhapje paniku.

Avokati i Doshit, tha se depozitoi sot kallëzimin në Prokurori.

Spartak Braho akuzoi Tom Doshin dhe Dritan Priftin për kontaktet dhe komunikimin me familjarët e Kastriot Ismailajt, posaçërisht gruan e tij, Vojsava Ismailaj, të cilën e kanë takuar në ‘Sheraton’ ku i kanë premtuar mbrojtje dhe dërgim jashtë shtetit në këmbim të deklaratave kundër Ilir Metës.

Braho kërkoi që Vojsava Ismailaj të merret në mbrojtje nga policia dhe prokuroria.

Spartak Braho pretendon gjithashtu se Prifti-Doshi e kanë realizuar këtë presion duke përdorur emrat e Lulzim Bashës dhe ambasadorit Amerikan Donald Lu.