Ballokumet

Ditën e Verës kryetari i bashkisë së Tiranës u shfaq në Pazarin e Ri për të inaguruar rikonstruksionin e tij. Ai foli për mbështetjen që bashkia u ka dhënë tregtarëve.

Por në të njëjtën kohë një qytetar ka filmuar me celularin e tij reprezaljen e policisë bashkiake të Tiranës ndaj tregtarëve që sot kanë nisur që në mëngjes të tregtojnë ballokumen, ëmbëlsirën tradicionale të Ditës së Verës.

Qytetari që ka denoncuar reprezaljen thotë se aksioni ka filluar prej orës 7.00 të mëngjesit pranë Piramidës ku policia i ka larguar me dhunë tregtarët.