Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar si të paprecedentë në ndonjë vend tëjetër të botës marrëveshjen e ministrisë së Brendshme me atë të Arsimit për krijimin të plotfuqishmëve të shkollave në përpjekje për të luftuar përdorimin e drogës në ambientet arsimore. Sipas Berishës detyra kryesore e të plotfuqishmëve oficerë narkopolicie që do emërohen për të gjitha shkollat e mesme ka si qëllim kryesor ngritjen e rrjeteve agjenturore të policisë kriminale, rekrutimin e djemve dhe vajzave për të spiunuar njëri-tjetrin, por edhe familjet dhe shoqërinë tyre.

“Ky akt kriminal dhe shkatërrimtar për arsimin tonë, që synon të kriminalizojë nxënësit tanë, është i pashembullt edhe në vendet diktatoriale dhe duhet dënuar me ashpërsinë më të madhe. U bëj thirrje nxënësve, mësuesve dhe prindërve të ngrihen me forcën më të madhe dhe të mos lejojnë që banditë me uniformë, trafikantë të damkosur dhe perversë partiake të vënë dorë mbi fatin e fëmijëve të tyre” –thotë Berisha duke nënvizuar se një gjë e tillë nuk u bë as në diktaturë.