a69-650x358_0
Sokol Mjacaj, autori i vrasjes së dy turistëve cekë në Prekal dënohet me burgim të përjetshëm. Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër.

Më herët Mjacaj kishte kërkuar mëshirë nga trupi gjykues, duke thënë se nuk kishte qëllim t’i vriste turistët, por thjesht t’i grabiste.

Ngjarja ndodhi në korrik të këtij viti në zonën e Dukagjinit. Michal Svatos dhe Anna Kosinova u gjetën të vrarë në makinën e tyre.

Pas hetimeve policia zbuloi se autori i krimit ishte Sokol Mjacaj, i cili kishte pak kohë që kishte lënë qelinë.