DURRES

OSHEE përmes një njoftimi për mediat shprehet se është dëmtuar rrjeti i tensionit të lartë 110 kV në Durrës.
Në njoftimin e OSHEE theksohet se për rrjedhojë, një pjesë e qytetit ka mbetur pa energji elektrike. Bëhet me dije se energjia është rikthyer tashmë.
Më herët, OSHEE kishte njoftuar se për shkak të avarisë në disa shtylla, probleme me energjinë do të ketë edhe në disa zona të Tiranës.