qarku-tirane (1)

Partia Socialiste ka pësuar një rritje të lehtë nga një javë më parë në qarkun e Tiranës krahasuar me një javë më parë. Në sondazhin e publikuar nga Ora News dhe IPR Marketing 44% e votuesve i kanë dhënë besimin PS, duke rrëmbyer 16 mandate deputetësh. Po kaq mandate deputetësh PS ka marrë edhe në zgjedhjet e vitit 2013.
Edhe Partia Demokratike ka rritje në këtë qark, me 34% të votave nga 32% një javë më parë. PD merr 11 mandate deputetësh. Edhe në vitin 2013 PD fitoi 11 mandate në Korçë.
Një rënie ka shënuar edhe LSI, duke marrë 12% të votave nga 14% në 2013 duke marrë vetëm 4 mandate deputeti.
LIBRA ka marrë 5% të votave dhe mund të marrë 1 deputet. Edhe PDIU është në garë për një mandat deputeti.