prokuroria_1_0

Ndonëse Prokuroria e Përgjithshme kërkoi shkarkimin e deputetëve Dashamir Tahiri e Shkëlqim Selami, si dhe kryebashkiakut Elvis Roshi, për shkak të të së kaluarës së tyre kriminale, burime të Lapsi.al nga organi i akuzës thonë se në fakt në listë janë rreth 20 zyrtarë të tjerë për të cilët do të kërkohet shkarkimi.

Kjo do të bëhet e ditur në një moment të dytë.

Sipas prokurorisë këta zyrtarë kanë gënjyer në formularin e dekriminalizimit duke mos vetëdeklaruar dënimet e mëparshme për vepra të ndryshme penale.