auto-kqz1486473290_1486475342-8846879

Pas ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi dhe 2 deputetëve, Dashamir Tahirit dhe Shkëlqim Selamit, të tjerë zyrtarë të pushteti vendor kanë rezultuar të kenë probleme me ligjin.
Në mbledhjen e sotme të KQZ-së u është hequr mandati 6 këshilltarëve bashkiakë që preken nga Dekriminalizimi. Me argumetin se nuk kishin deklaruar veprat apo dhe dënimet për të cilat më herët kanë qenë të dënuar, KQZ u ka hequr mandatin kështu 6 këshilltarëve. Ndërkohë KQZ ka shtyrë vendimin për një tjetër këshilltar bashkiak, çështja e të cilit do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme.

Këshilltarët Bashkiakë që u hiqet mandati:

Tomor Prrenjasi

Gani Hida

Robert Dejani

Rrok Rroku

Zija Mema

Muharrem Shkjau