Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, i ka kërkuar Drejtorisë së Policisë së këtij Qarku përmes një kërkese zyrtare, mbështetjen për lirimin e ambienteve të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).

Në kërkesë është artikuluar detyrimi i forcave policore për të qenë të pranishme gjatë largimit të materialeve zgjedhore nëpër KZAZ-të, ku ishte parashikuar të mbaheshin votimet për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Sipas Ademit, kjo procedurë do të ndiqet në zbatim të vendimit të presidentit të Republikës, Ilir Meta, për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për zhvillimin e zgjedhjeve.

Në formulimin e kësaj kërkese, kryebashkiakja i referohet ligjit “Për qeverisjen vendore”.