MBLEDHJE-E-GRUPIT-TE-PS-Kryeministri-Edi-Rama-duke-folur-gjate-nje-mbledhje-te-grupit-parlamentar-te-PS

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS-së, Edi Rama ka porositur deputetët e tij të mos mungojnë në seancën e ditës së enjt në Kuvend, kur pritet të hidhen në votim dekretet për shkarkimin e katër ministrave dhe emërimin e katër të rinjve, përfshi edhe Fatmir Xhafën, për të cilin presidenti Nishani tha një ditë më parë se Kuvendi nuk duhet ta dekretojë.

Për dekretimin e ministrave të rinj duhen të paktën 71 vota. Mbetet për t’u parë nëse LSI-ja do e japë votën për Fatmir Xhafën apo jo. Kujtojmë që Xhafa ka qenë vazhdimisht një prej përfaqësuesve të lartë të PS-së që është shfaqur i ashpër me LSI-në në disa raste.

Në mbledhjen e sotme të grupit, u caktua gjithashtu edhe data 2 prill si data për mbledhjen e Asamblese së Përgjithshme dhe 29 prillin si data kur do mbahet Kongresi që do të miratojë dhe listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit 2017.