shyqi
“E kam njohur kur ka qenë i ri, por nuk kam pasur shoqërim me të. Ishte tip rrugaçi. Nuk besoj se ka luftuar me armë në dorë, për arsye të moshës”

Kështu e kujton hetuesin e komunizmit Shyqyri Çoku, ish i dënuari Sami Repishti gjatë një interviste për të përditshmen Panorama.

Në një intervistë për të përditshmen Panorama Sami Repishti, thotë se atë e thërrisnin “Rreshter Shyqi”, një njeri që “ua thyente drurin në kurriz të dënuarve.”

Duke folur për hetuesin e komunizmit, Sami Repishti tregon se “Kanë qenë vëllezërit Gavoçi, kaporiona komunistë në Shkodër, dhe dajat e tij që e kanë promovuar për të bërë karrierë në Sigurim. Personalisht kam ngrënë disa shkopinj dhe grushte e shqelma pothuajse të përditshme për afër 24 muaj hetuesie”

Shyqyri Çoku është vetëm një nga ish hetuesit e dekoruar nga qeveria socialiste në 29 Nëntorin e kaluar. Emri i tij u përmend mes qindra ish sigurimsave dhe ish hetuesve të dekoruar, për shkak se ai ka qenë hetues i At Zef Pllumit.