Ben-Blushi-415x260

Marrëveshjen e arritur mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, Ben Blushi e ka cilësuar si një bashkëqeverisje mes Sali Berishës dhe kreut të qeverisë.

Sipas Blushit, edhe Sali Berisha është futur në Rilindje, ndërsa kjo marrëveshje do të mbahet mend si marrëveshja që ndau burgjet, legalizimet, paratë e energjisë dhe hipotekat mes Rilindjes dhe PD-së.

Sipas kreut të LIBRA-s, këtë koalicion nuk e kishte imagjinuar dhe as merituar Shqipëria. Duke thënë se ky koalicion do zgjasë deri më 25 qershor, Blushi shkruan se do të rrëzohet me votë.