qafa-e-buallitDëbora dhe ngricat kanë izoluar rrethin e Dibrës. Rruga Burrel – Qafë e Buallit – Bulqizë është e pakalueshme. Temperaturat janë -7 gradë Celcius dhe ngricat e bëjnë të pakalueshme rrugën. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e përdorin këtë aks. Moti pritet të përkeqësohet, si pasojë e uljes së mëtejshme të temperaturave. Sinoptikanët parashikojnë rënie të temperaturave deri në -20 gradë Celcius në këtë zonë. Në Rrugën e Kombit kalohet vetëm me zinxhirë. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të evitojnë kalimin edhe në këtë segment.