debate ne kqz

Ka shkaktuar debate të forta në KQZ deklarata e kryetarit Dena Biba se votimi elektronik nuk është i mundur për 18 qershorin. Përfaqësuesi ligjor i PD, Niazi Kosovrasti i kërkoi dorëheqjen. Ai i tha se nuk mund të fliste në emër të të gjithë anëtarëve. Edhe anëtarët e propozuar nga opozita në KQZ thanë se ai s’mund t’i përfaqësonte ata në deklarata publike. Denar Biba u shpreh se 5 muaj nuk ishin të mjaftueshëm për votimin elektronik. Sipas tij, duken afro 2 vjet dhe më parë duhet bërë një projekt pilot në disa rrethe. Nënkryetari Hysen Osmanaj e kundështoi. Ai e pyeti se nga e kishte informacionin për pamundësinë e futjes së teknologjisë. Deklarata e kreut të KQZ –së, i propozuar dhe votuar nga mazhoranca në parlament, erdhi menjëherë pasi mazhoranca deklaroi se nuk e pranonte kërkesën e opozitës për votim elektronik, pasi sipas saj, koha nuk ishte e mjaftueshme. Qëndrimi i tij e përforcoi atë të mazhorancës, por për anëtarët e tjerë të KQZ dhe përfaqësuesit e PD, kjo deklaratë ishte thjesht politike.