pd-mbledhje-1024x664
Partia Demokratike sot ka zhvilluar mbledhjen e për rreth 2 orë më dyer të mbyllura. Në mbledhje ka patur debate dhe kritika nga deputetë të ndryshëm.

Vizion Plus raporton se diskutimet u përqëndruan në analizën e zgjedhjeve lokale dhe çfarë duhet që të përmirësojë Partia Demokratike për përgatitjen e zgjedhjeve të tjera. Ish-nënkryetarja e PD Jozefina Topalli kritikoi faktin se grupi parlamentar i PD nuk mblidhet prej 3 javësh. Edhe ish-kryetari Berisha tha se partia duhet të jetë më e pranishme në problemet e qytetarëve duke organizuar takime me ta. I fundit qe ka folur ne mbledhjen e grupit ka qene kryetari Lulzim Basha, i cili ka lajmëruar se te gjithë deputetet dhe kryesia duhet te zbresin ne terren, te bëhen takime me qytetaret dhe intelektualet e opozita te vrase friken qe njerëzit kane për t‘iu afruar Partisë Demokratike.

Por ne fund te mbledhjes, lideri i opozitës ka shmangur çdo koment mbi diskutimet ne grup dhe mbi ndryshimet qe do pësoje qasja e opozitës. Kurse deputetë të tjerë kritikuan sjelljen e kryetarëve të degëve duke thënë se po i shmangin për analizën e zgjedhjeve.