ambulance-urgjenca_0

Trupi i pajetë i të moshuarit u gjet në bregun e detit në Golem, tek Mali i Robit. Sipas policisë, viktima është rreth 70 vjeç dhe nuk ka shenja dhune. Dyshohet se i moshuari hyri në det për t’u larë, duke sfiduar temperaturat e ftohta të janarit dhe ka ndërruar jetë.
Sipas njoftimit të policisë, “ky shtetas është mbytur dhe dallgët e detit kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit në breg”.