Dafi
Dafina Zeqiri e cila gjendet në Amerikë për momentin ka vendosur tu tregoj fansave të saj përmes rrjeteve sociale se ajo i është futur punës përsëri atje.

Këngëtarja ka bërë publike në Facebook disa fotografi përmes të cilave ka treguar vendin e ri të punës, transmeton Indeksonline.
Në fotografinë e parë që këngëtarja ka bërë publike, shihet Duffy teksa mban një gotë në dorë, e në mbishkrim e saj ka thënë, “Gezuar! #studioflow”.

Më pas ajo përsëri ka postuar një tjetër fotografi po ashtu nga studio ndërsa këtë radhë si mbishkrim ka thënë, “Studio ne Nyc ne perfundimin e siper ???? #nusense let the magic begin America!”, “Leje magjinë të filloj Amerikë”.

Ndërsa më pas ajo ka ndarë me fansat edhe një tjetër fotografi pikërisht nga studio vetëm se këtë radhë këngëtarja tregon se nga ky vend do të dalin tekstet më të reja për këngët e saj, duke lënë si mbishkrim, “Pjesa ku tekstet do shkruhen lol studio i rri esht gati! #newyork”.

Shpresojmë që Dafinës po I ecën mirë, dhe shumë shpejt të na sjell edhe ndonjë këngë të re, si atë që publikoj më herët të titulluar “Over You”.