Dafi

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri shquhet për njërën ndër femrat më me stil në skenën tonë. E ajo që e bën Dafinën më të veçantë është loja që ajo bën me stilin e flokëve të saj. Ndonëse jo shumë kohë më parë, Dafina flokët i ka mbajtur të gjata e ngjyrë portokalli, tani ajo i ka ndërruar përsëri.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Twitter’, ku pa postuar një foto me flokë të kuqe. Ndërsa karshi fotos ka lënë mbishkrimin. “Hair…Play with it. Its just hair” (Flokët…luaj me to. Janë vetëm flokë). Ndryshe për ‘look-un’ e saj të ri është përkujdesur njëri ndër emrat më të njohur të parukierëve, Kastriot Kaci Lleshi.