Cozm
Cozman ka bërë publike një fotografi në rrjetin social Instagram.

Reperi është duke shijuar kohën në Londër së bashku me të dashurën e tij këngëtaren Tuna. Këngëtarët në Londër nuk po e çojnë kohën dëm, ata kanë arritur që të bëhen fytyra të bendit KTZ, me të cilët janë duke e realizuar edhe një foto-sesion, dhe shumë shpejt pas rikthimit të tyre në Prishtinë do të sjellin risi të mëdha.

Në mbishkrimin e fotografisë së publikuar Cozman ka thënë “It’s That London Life…….#HUSTLERSLIFE #SMUT #FENIXBOY #BABASTARS”, “Kjo është jeta e Londrës”.

Të dy këngëtarët para se të largoheshin për në Londër publikuan projektet e tyre, fillimisht Tuna këngën “Pardon”, dhe pastaj Cozman në bashkëpunim me rep grupin TDS, përkatësisht me reperët Dr. Majk dhe Onat këngën “Shumë i smut”.

Në linqet më poshtë mund ti ndiqni dy këngët që edhe me klikime në Youtube kanë arritur të prekin numra shumë të mëdhenj.