Nëntë mësues dhe 1 nxënës raportohet se janë infektuar me koronavirus në qarkun e Kukësit. 7 arsimtarëve në Kukës dhe 2 në Has u janë konfirmuar tamponët pozitivë. Në Tropojë, një kopsht është mbyllur për shkak të infektimit të njërës prej edukatoreve.

Prefekti i qarkut Zenel Kuçana, tha se këto janë vatra të izoluara dhe nuk cënojnë procesin mësimor.