Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka përditësuar të dhënë e fundit të pandemisë. Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 76 raste të reja të infektuar me Covid-19 dhe 3 viktima.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të identifikuarve me koronavirus që prej fillimit të pandemisë ka arritur në 14.839 persona kurse totali i vdekjeve 604. Rastet pozitive kryesore janë nga Prishtina, Gjilani, Fushë Kosova, Peja dhe Podujeva. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 165 persona.