Llambe

Enti Rregullator i Energjisë Elektrike do të vendosë të premten mbi rritjen e çmimit. Burime  theksuan se Enti do të vendosë që çmimi i energjisë të rritet në 10.2 lekë për kilovat, pa llogaritur këtu TVSH-në, çka automatikisht çmimi do të jetë më i lartë.

Por ky vendim i fundvitit, mund të rishikohet dhe në vitin 2015. Burimet saktësuan se rishikimi i çmimit të energjisë në vitin 2015, do të vijë si rrjedhojë e uljeve të humbjeve në treg, por dhe me rritjen e kapaciteteve prodhuese të brendshme.

Rritja e çmimit të energjisë ka ardhur si kërkesë e Koorporatës Elektroenergjitike, Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, pasi çmimi aktual sipas tyre nuk mbulonte humbjet.

Rritja e çmimit të energjisë bashkë me heqjen e fashës mbrojtëse që sanksiononte çmim më të ulët për të gjithë konsumatorët që nuk tejkalonin 300 kilovat, është kundërshtuar nga biznesi dhe konsumatorët.