20170313_211028

Edi Rama kopjon Sali Berishën në ditët e rrënimit të tij. Kur e pa se nuk kish më shpresë të rikuperonte Berisha filloi të fliste për albanofobi që mbretëronte tek fqinjët tanë. Edhe tani, në pragun e një krize qeveritare Rama foli për “Qarqe që jetojnë për të mos i bërë mirë Shqipërisë”. Ai la të kuptohet se edhe Basha sot po bashkëpunon me armikun e jashtëm duke i bërë thirrje që për interesat e tij të djegë Shqipërisë.

“Kryetari opozitës duhet të shohë cilët janë miqtë e shqipërisë dhe cilët nuk janë armiqtë e Shqipërisë. Kryetari i opozitës mund të thotë që më ndihmoni të hedh në erë këtë pengesë dhe jam në dispozicionin tuaj. Dhe kjo ka ndodhur. Me Rusinë kemi marrëdhënie të ftohtë, por Rusia nuk është armik. Çdo situatë e tillë është një oportunitet kur ka situata të tilla. Oportunistët janë gati të japin çdo gjë për të arritur qëllimin” – tha Rama.