kercenim-thika

Një 31-vjeçar nga fshati Tabor i Përmetit u vu në pranga nga policia pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht kunatën e tij 38-vjeçare.

Sipas policisë, Pandeli N. e ka kërcënuar me thikë kunatën Dh.N, me banim në Përmet. Kjo e fundit ka bërë kallëzim duke thënë se në fshatin Tabor kunati i saj e ka dhunuar dhe e ka kërcënuar me thikë.

Por jo vetëm kaq, sipas dëshmisë së saj, ai e ka përplasur me makinë, një automjet tip Benz në pronësi të tij. Burime për Express thanë se shkak për këtë ngjarje të rëndë janë bërë probleme familjare që ata kishin me njëri-tjetrin.

Policia thotë se ka arrestuar në flagrancë autorin si dhe ka sekuestruar automjetin në cilësinë e provës materiale.