85811bcf17c860ae9d4272d4421987e6

27-vjeçari u diagnostikua me çrregullim bipolar në vitin 2014, një gjendje që shkaktohet nga përdorimi i drogërave të ndryshme.

Ndërkohë, të afërm pranë këngëtarit, zbulojnë se ai ka pushuar nga puna të gjithë grupin e menaxhimit dhe sigurisë dhe se po e kalon kohën vetëm me anëtarët e bandës Los Angeles Bloods. Fiksimi i reperit me ish-të dashurën Karrueche Tran ka arritur deri aty sa kjo e fundit ka kërkuar dhe urdhër mbrojtjeje.

Nga ana tjetër, bashkëpunëtorët e këngëtarit kanë shprehur se ai nuk është korrekt, karriera e tij është në nivelin më të ulët dhe se këngëtari “po kërcen me vdekjen”.