grida_620x350_10352
Një prej drejtuesve të larta të PD-së, Grida Duma në një dalje televizive në emisionin Studio e Hapur të Eni Vasilit tha se nuk përbënte ndonjë lajm të madh largimi i një deputeti nga PD. Duma tha se largime, kundërshtime ndaj lidershipit, kritika të forta e të thella ndodhin shumë më tepër në PS, si me Meidanin, Bracen më herët, Blushin etj. Por nuk tërheqin vëmëndje sa kur kjo ndodh në PD.

Largimi i Dodës është një lëvizje e vetme. Ka plot deputetë që e zgjedhin karrierën e vet në këtë mënyrë, tha Duma.

Në vijim ish-kandidatja për bashkinë e Durrësit tha se respektoj zgjedhjen e zonjës Doda. Nuk kam asnjë koment tjetër për largimin e saj, tha Duma.