WhatsApp Image 2017-04-02 at 10.11.48 PM (1)

Në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Partisë Socialiste, përveç sloganit të ri të fushatës u mësua dhe një detaj tjetër: këpucët me gomë të bardhë të disa përfaqësuesve të PS-së.

Siç duket në foto, Edi Rama, Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri dhe Vangjush Dako, kanë pothuajse të njëjtin model, ku shquan goma e bardhë.

Duke i parë vetëm te këpucët të lenë përshtypjen si personazhe të cirkut, ndërsa nuk dihet nëse është thjesht rastësi ky model, apo Gjiknuri, Dako dhe Tahiri po kopjojnë stilin e Ramës.