dekriminalizimi-prokuroriate-ikin-nga-detyra-dashamir-tahiri-selami-e-elvis-roshi

Nuk do të përfundojë me shkarkimin e Elvis Roshit si kryetar i Bashkisë së Kavajës dhe heqjen e mandatit të deputetit, Shkëlqim Selamit. Të dy zyrtarët do të përballen me drejtësinë. Ata do të ndiqen penalisht nën akuzën për falsifikim të dokumentave zyrtarë, siç parashikon ligji i dekriminalizimit dhe Kodi Penal. Për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit, Kodi Penal parashikon dënime nga 6 muaj deri në 4 vjet.

Rovena Gashi, drejtuese e strukturës për dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme ka pohuar se për Roshin e Selamin do të nisë ndjekja penale.

Ajo ndërhyri në lidhje telefonike në emisionin Opinion duke bërë sqarimet për të dy rastet. Kështu do të ndodhë edhe për deputetin e PDIU, Dashamir Tahiri.

Gashi: Në bazë të ligjit për dekriminalizmin, të votuar nga deputeti aty dhe 139 të tjerë, Prokurori i Përgjithshëm, ka nisur verifikimin për zyrtarë të lartë. Procedura për zotërinë (Shkëlqim Selamin) ka nisur pasi ka patur indicie për precedentë në Itali.

Fevziu: Për çfarë akuzohej?

Gashi: Për trafik të qenieve njerëzore

Selami nën zë: Ia fut kot

Fevziu: A ka marrë pafajësi?

Gashi: Jo nuk ka marrë pafajësi, por i është parashkruar ekzekutimi dhe ndjekja penale, pasi ka kaluar një periudhë e gjatë dhe autoritet italiane s’kanë patur më interes.

Selami nën zë: Ky është skandal

Fevziu: Ka raste të tjera, zyrtarë që i kap ligji i dekriminalizmit?

Gashi: Po ka edhe raste të tjera të zyrtarëve të lartë që janë në proces verifikimi nga ana jonë. Janë zyrtarë të lartë, mes tyre dhe deputetë

Fevziu: Çfarë ndodh me deputetët, si është procedura?

Gashi: Prokuroria bën verifikimet dhe në bazë të ligjit i kërkon KQZ-së heqjen e mandatit. Ky është procesi administrativ, më pas do të nisë edhe ndjekja penale për ta.

Vezaj: Po për Rroshin a kanë ardhur materialet nga Italia?

Gashi: Autoritet italiane nuk kanë sjell ende leter-porosi, por ne kemi informacionet për përfshirje në aktivite kriminale kaq mjafton për të zbatuar pjesën adiministrative (shkarkimi). Ndërsa procedimi penal do të nisë në një kohë tjetër.