16142703_1170227733095321_5215278093339402918_n1484946251

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, të martën nis një vizitë disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë takim, kreu i opozitës do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të vendit, ku në fokus do të jetë situata politike në Shqipëri dhe protesta për zgjedhjet e lira.

Pas vizitës së 27 Marsit në SHBA, kreu i opozitës do të marrë pjesë në samitin e Parlamentin Popullor Europian në Maltë, ku do të diskutohen të njëjtat tema.

Kur ka kaluar më shumë se 1 muaj që opozita proteston në Çadër para kryeministrisë, Basha edhe sot nuk i ndali thirrjet kundër kreut të qeverisë, Edi Rama, duke thënë: “Jemi këtu për të shpëtuar lëkurën, të mos përfundosh si Duçja. Republika e re është këtu për të garantuar që as ti dhe askush tjetër të mos përfundojë si Duçja Po të ishte puna për karshillëk, 18 shkurti i dytë të gjen në Lanë jo në zyrë, por ne jemi këtu si patriotë, si demokratë, si njerëz të një lëvizjeje të madhe të paprecedentë në historinë tonë, që është mbi të gjitha një lëvizje qytetare dhe paqësore”.