Kuvendi-i-Shqiperise-402x268

Anëtari i komisionit të mandateve si përfaqësues i opozitës, Eduart Halimi ka bërë një ekspoze të të gjitha fakteve se si shumica parlamentare ka dashur të mbajë të bllokuar transparencën lidhur me punën e prokurorisë për çështjen e Tom Doshit. Ai ka hedhur pikpyetjet se mazhoranca në bashkëpunim me prokurorinë kanë bashkëvepruar për mbylljen e shpejtë të çështjes, të merakosur që të mos dalin të gjitha të vërtetat rreth saj. Halimi i ka mbështetur hipotezat e tij në përpjekjen e komisionit të mandateve për të zhvilluar seanca të mbyllura për publikun dhe pa praninë e mediave. Ai ka bërë një ekspoze të debateve opozitë-shumicë që debatet të zhvilloheshin me apo pa praninë e mediave.

Në seancën e parë ka dëshmuar Halimi u përpoqëm “2 orë që seanca të ishte transparente, por socialistët nuk pranonin pa asnjë argument. Ka vetëm një rast kur zhvillohet seancë e mbyllur ose kur e kërkon kryeministri ose kur e kërkon 1/5 e deputetëve. Asnjë nga këto instrumenta nuk është vënë në lëvizje” ka thënë Halimi i cili ka sjellë edhe precedentet: “Në 8 raste seanca e hapur ka qenë një standart tashmë i vendosur”. Por edhe në fund pasi u vendos pas shumë debatesh që seanca të bëhej e hapur kreu u komisionit Dule nxorri alibinë se mediave nuk i interesonte. Mediat nuk u lanë për një kohë të gjatë edhe në fillim të seancës të së mërkurës. Vetëm kur kjo seancë filloi u morr vesh përseja e gjithë këtij ngurimi: ai lidhej me faktin bombë që do të thoshte Tom Doshi

Fillimisht u tha nga kreu i seancës se mediat nuk donin.  Mediat nuk u lanë edhe pas vendimit në seancën e së mërkurës.

Duke folur para anëtarëve të Këshillit të Mandateve, avokatët e deputetit Tom Doshi thanë se në datën 13 mars 2015, është kryer një përgjim ambiental nga Prokuroria e Krimeve të Rënda mes Doshit dhe Durim Bamit. “Ky përgjim është filmuar nga kamera dhe audio. Ne kërkojmë transkriptimin e tij. Durim Bami ka deklaruar para Tom Doshit edhe ndryshimin e dëshmisë së tij se ka bërë në kushtet e një presioni të madh ndaj funksionarëve të lartë të shtetit”,- tha avokati Ferid Muçaj. Pastaj vetë Doshi shtoi se Bami i ka thënë se atij i ka hyrë në qeli njeri i RENEA-s me maskë i cili i ka thënë po se ndërrove deponimin ne i dimë ku i keni fëmijët dhe s’do ti ksh më. Sipas Doshit, Bami qe aq i fiksuar sa sa nuk donte të shkonte as në spital nga frika se e helmonte. Ky pretendim i Doshit me sa duket është pika kyce e hetimit. Pikërisht për këtë video u bë edhe debati i madh nëse anëtarët e komisionit të mandateve duhet ta shikonin atë.

Por përsëri me dyer të mbyllura, pas një debati disa orësh, u vendos që kjo provë as të mos shikohej dhe as të mos merrej.  Madje u rrëzua edhe pretendimi që prova të shihej edhe me dyer të mbyllura, pra vetëm nga deputetët.

Ky në fakt është edhe dyshimi i madh. Ai ndoshta shpjegon faktin se përse shumica donte ta mbante këtë çyshtje hermetike dhe larg syve të publikut. A mos vallë mos po fshihet diçka më e madhe pas fasadës së konfliktit Doshi-Frroku-Bami?