fevziu

Për herë të parë gazetari dhe moderatori i emisionit “Zonë e lirë” Arian Çani ka folur mbi prapaskenat e intervistës pas 7 vitesh me Edi Ramën. I ftuar në emisionin “Studio e hapur” të Eni Vasilit, Çani tha se e kishte pritur me qetësi përballjen me Ramën pas një kohe të gjatë.

“Nuk është se parta ndonjë ndjesi të veçantë. Fakti që erdhi tregoi një gjest kalorësiak sepse unë çfarë nuk kam thënë për të” – tha gazetari. Përsa i përket intervistës ku Rama i cilësoi të gjithë emrat e njohur të gazetarisë si “kazanë”, Çani ka një tjetër variant.

“Nuk i sulmoi Edi Rama gazetarët. Ai nuk e kishte idenë për çfarë do të flitej. Unë mendova meqë ai shkon në një studio dhe i thotë gazetarit që “ti nuk je kazan, por ata të tjerët” mendova që ta vë përballë të gjithë gazetarëve. Ai u ka thënë të gjithëve “kazan”. Por përderisa i tha edhe Henri Çilit, “kazan” aty u kuptua gjithçka që nuk e ka me personat.

Unë nuk di si e lexoni ju. Për mua e gjitha kjo është dashuri ndaj “kazanit”. Ai vdes për “kazanin” ai nuk rri dot me të. Ai është pjesë e këtij “kazani” – thotë Çani.

“Më mbeti peng që nuk i bëra dot edhe disa pyetje për shkak të kohës. Më erdhi inat që nuk i thashë dot për vendin që është kanalizuar, koncesionet në shëndetësi dhe reformën e dështuar në arsim. U duk sikur unë e pyesja për hallet e mia, por në fakt unë flisja në emër të një grupi njerëzish” – tha Çani.