donald-lu-tahiri
Diskutimi i draftit për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka qenë tema e një takimi mes ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Mësohet se takimi është zhvilluar në ambientet e Gardës së Republikës.

Të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të FBI-së, të cilët do të asistojnë në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ligjin për këtë të fundit mazhorancës ia rrëzoi Gjykata Kushtetuese, pas padisë së ngritur nga opozita.

Pritet që ligji të ndryshojë dhe të shkojë sërish në Kuvend.