droga-bari_0
Tre doganierë të portit të Durrësit dhe dy efektivë të policisë kufitare u lanë në burg nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Gjykata vendosi “arrest me burg” për doganierët Redi Demiri 34 vjeç, Leonard Gremi, 42 vjeç, Ilir Shtama 42 vjeç dhe efektivët e policisë Fitim Demollari 45 vjeç dhe Artur Habib 51 vjeç. Ata akuzohen se me mosveprimin e tyre lanë të kalonte në portin e Durrësit një sasi prej 1.6 ton kanabis sativa. Kjo sasi droge u kap në portin e Barit, në Itali, më 17 nëntor. Më parë gjykata la në burg edhe dy punonjës të kompanisë private të skanimit të mallrave në doganë, “Rapiscan”, Fatjon Trezhnjeva 28 vjeç dhe Edmond Hysko 42 vjeç.